Një fantazmë shëtit në Evropian. Është goli i ukrainasit Deviç, i paakorduar nga arbitri Kasai në minutën e 62 të sfidës mes Anglisë dhe Ukrainës.

Një gol që ndoshta do të mung të ndryshonte rrjedhën e lojës. Trajneri Roi Hodgson mbron hungarezin Kasai duke e cilësuar një gabim njerëzor, por kushedi se cdo të thoshte nëse do të ishte ai në stolin e anglisë kur Frank Lampard pa të mos vërshëllehet goli i shënuar kundër Gjermanisë në Botërorin 2012. Goli fantazmë shpërthen polemika të paevitueshme në kampin e ukrainës.

Oleg Blokhin

“Për se shërbejnë pesë arbitra. Topi e kaloi me 50 cm vijën fatale. Cfarë të them për pese arbitra që ishin në fushë dhe nuk e panë”.

Pikërisht, pesë arbitra, Uefa ka aplikuar në Euro 2012 dhe arbitrate pas porte, pikërisht për të eviutuar një situatë të tilllë. Goli I Devic është në fakt një autogol ndaj projektit të Platini dhe një gur në dorën e Blater. Për të gjithë ata që nuk e dinë, në luftën e ftohtë mes të dyve, francezi mbron fuqimisht idenë e pesë arbitrave në fushë, me arsyetimin për të ruajtur natyrën njerëzore të futbollit, Blatter që arsyeton jo me llogjikën e menaxhimit të futbollit evropian, mbron fuqishëm idenë e teknologjisë, shefi I fifas mendon në këtë mënyrë dhe për vendet e klubet që skanë të ardhura të mjaftueshme për të garantuar pagat e pesë arbirtrave në kampionatet e azisë, afrikes apo tjetërkund. Nattyrshëm që ky gol fantazmë nuk mund të lihej pa u shfrytëzuar nga Blatter.

Joseph Blatter

“Pas ndeshjes së mbrëmshme, teknologjia për vijën fatale nuk është më një alternativë, por një domosdoshmëri”.

Goli i Devic me sa duket është një gol dhe për Blatter në ndeshjen e tij me Platinik, madje një gol në momentin e duhurr, pasi në 2 korrik, Bordi ndërkombëtar I futbollit do të marrë vendimin e tij për aplikimin e teknologjisë në fushë. Dy janë metodat në eksperimentim, syri I fajkoir që përdoret në tenis, I bazuar në rikontrollimin optim nëpërmjet telekamerave dhe GoalRef, që përdor mikrocipin në top, I cili sinjalizon kalimin e vijës fatale.

SHPËRNDAJE