Gold AG nderohet me dekoratë (Foto) Reperi i njohur Gold AG ka treguar për fansat e tij se nesër do të marrë një dekoratë në Gllogjan.

Goldi këtë lajm të mirë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Instagram, transmeton Gazeta Express.

‘Ndihem i nderum dhe krenar per kete dekorate qe do ta marr neser ne ora 13:30 ne Gllogjan.Kenga ime do te jehoje gjithmone per ata qe sakrifikuan cdo gje per lirine qe ne po e gezojme.Falemnderit Deçan , falemnderit Gllogjan , falemnderit Dukagjin  Do ti kendoj atdheut tim deri ne kengen e fundit, qe brezat qe do te vine le ta mesojne historine ashtu siç eshte e jo siç nderrohet me vone.Falemnderit gjeneral Daut Haradinaj dhe gjithe ata qe me perkrahen gjithmone Hajdar B. Sutaj’, kishte shkruar Goldi në profilin e tij në Instagram

SHPËRNDAJE