Megjtihse pala mbrojtëse ka shtruar kërkesën për mbrojtje në liri shqiptarët e ndjekur, katër të akuzuarëve, Agush Memishit, Faton Hajdarit, Selimon Sadikut dhe Samet Hajdarit, por Trupi gjykues e refuazoi një gjë të tillë, njfotn agjencia informative “Presheva jonë”.

 

 

Preshevë, 20 mars

 

Sot më 20 Mars 2012, në Gjykatën e Qarkut në Beograd, ishte caktuar vazhdimi i katërt i Seancës Përgaditore, para fillimi të rigjykimit kundër nëntë djemëve Shqiptarë nga Presheva, të akuzuar për “krime lufte ndaj Serbëve, Romëve, shqiptarë” këta të fundit  ndonjë  spiun, kinse të kryera në Gjilan dhe rrethinë, gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit fund i Tetorit 1999. Kjo Seancë e sotit zgjati rreth një orë, ku u vendos që lënda e ndarë për tetë të akuzuarit në mungesë, të bashkohet sërish, njofton LKSH-së e drejtuar nga Organ Rexhepi.

Gjykata e shkallës së dytë propozoi dëshmitarë të rinjë, vëllaun dhe motrën e njërës nga dëshmitaret e mbrojtura (C1 dhe C2) të nacionalitetit Rom. Pala Mbrojtëse shtroi kërkesën për mbrojtje në liri të katër të akuzuarëve, Agush Memishit, Faton Hajdarit, Selimon Sadikut dhe Samet Hajdarit, por Trupi gjykues e refuazoi një gjë të tillë.

SHPËRNDAJE