Gjykata e Lartë dha vendimin për pafajësinë e ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Kolegji Penal i kryesuar nga Ardian Dvorani shpalli vendimin në këtë seance shumë të diskutuar, ku mësohet se Ilir Meta nuk ka qenë i pranishëm.

Brenda 15 ditesh pritet qe Gjykata e Larte te zbardhe arsyetimin e vendimit, nderkohe qe provat materiale do t’i shkojne prokurorise per nje tjeter procedim penal.

Përfaqësuesi ligjor në LSI, Spartak Braho deklaroi pas shpalljes së vendimit se ‘Gjykata foli, të tjerët të heshtin. Pas vendimit të gjykatës kjo çështje nuk ka më histori”

Pas 20 seancash gjyqësore, prokurori paraqiti më datë 6 janar pretencën duke kërkuar shpalljen fajtor të Ilir Metës.

Prokuroria ne konkluzionet e saj perfundimtare kerkoi te deklarohej fajtor i pandehuri i saj Ilir Meta, per akuzen e korrupsionit aktiv te funskionareve te larte shteterore dhe te denohet, sipas prokurorit Bujar Sheshi, me dy vjet burgim dhe nje milion leke gjobe,

Prokurori iu referua deshmise se njeriut kyc ne kete ceshtje ish-ministrit te Ekonimise, Dritan Prifti duke ritreguar edhe njehere deklarimet e Priftit, kur tha ne gjykate se kishte presion nga Meta, i cili i kerkonte shpesh, sipas tij favore per ankande dhe koncensione.

Prokurori vijoi duke theksuar se video eshte origjinale dhe e patjetersuar, e cila sipas akuzes tregon edhe njehere vertetesine e thenieve te deshmitarit Prifti.
“Rezulton e provuar, – vijoi prokurori Sheshi, – qe video eshte pranuar nga Gjykata e Larte si prove ne rruge ligjore, pavaresisht se Kolegji Penal nuk e pranoi kerkesen e Prokurorise ta degjonte ne salle dhe ta transkripronte ate’.

SHPËRNDAJE