Një studim i ri del me konkludimin se gjuhët indoevropiane e kanë origjinën në Anadoll ose në Turqinë e sotme, ka njoftuar “New York Times”.

Kërkuesit studiuan evolucionin e 103 gjuhëve të sotme apo të zhdukura nga familja e gjuhëve indo-evropiane dhe krijuan një pemë për të treguar lidhjet mes gjuhëve të ndryshme.

Harta e krijuar tregon se ka shumë gjasa që degët kryesore u krijuan para se të përhapeshin dhe të diversifikoheshin në rajone të tjera.

Një hipotezë konkurrente sugjeron se origjina e gjuhëve të sotme gjendet diku në stepat e Euro-Azisë, në Ukrainën dhe Rusinë e ditëve tona.

Studimi tregon se gjuha shqipe i ka rrënjët 5 mijë vjet më parë dhe është afërsisht njësoj e vjetër me greqishten antike dhe gjuhën armene.

Gjuhët e tjera janë ndarë në degëzime në periudha të ndryshme, ndërsa gjuha shqipe vlerësohet se ka qenë e pandarë deri para 1 mijë vjetësh, kur u shfaqën edhe ato që ne sot i njohim si dialekte.

SHPËRNDAJE