Sekuestrohen 307 kilogramë marijuanë në malin e Sopotit në Gjirokastër, arrestohen 3 të rinj, shpallën në kërkim 6 persona të tjerë.

Operacioni i koduar “Pashkët” është kryer gjatë natës në fshatin Lazarat, kur forcat e policisë kanë pikasur 6 persona që transportonin lëndën narkotike me mushka, me qëllim trafikimin drejt Greqisë.

Sipas policisë së Gjirokastrës, autorët ishin ndarë në grupe, ku një pjesë prej tyre kontrollonin rrugën, ndërsa të tjerët mundësonin trafikimin e lëndës narkotike, e cila ishte ndarë në 8 çanta.

Gjatë operacionit policia ka arrestuar Markelian dhe Indrit Alinanin dhe Artur Shukullin të tre nga Delvina. Ndërsa janë në kërkim 2 persona nga Lazarati dhe 4 të tjerë po nga Delvina.

SHPËRNDAJE