Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 50 kilogramë hashash në Malin e Sopotit ndërsa ka shpallur në kërkim dy poseduesit e drogës.Sipas informacioneve droga po transportohej nga dy persona nga fshati Lazarat drejt Sarandës.

Policia ka pikasur dy të rinjtë nga fshati Lazarat, të cilët po transportonin me krahë nga një thes secili, të mbushur me lëndë narkotike.

Në vendin e quajtur Antenat në malin e Sopotit, policia u ka bërë thirrje dy personave të ndalojnë, por të dy shtetasit kanë braktisur thasët me lëndë narkotike dhe janë larguar me vrap në shpatin e malit Sopot.

Grupi hetimor në vendngjarje ka konstatuar se në të dy thasët u gjetën 36 pako të mbushur me lëndë narkotike , me peshë të ndryshme secila ku varionin nga 1.3 deri në 1.5 kilogramë një pako, gjithsej 50 kilogramë mariuanë.

Gjithashtu policia ka bërë të mundur identifikimin e dy të rinjve nga fshati Lazarat, të dyshuar si poseduesit e lëndës narkotikë të sekuestruar.

SHPËRNDAJE