Trajneri i Gjermanisë Joachim Low, bëri të ditur se skuadra e tij synon të shfrytëzojë një stil loje më aktiv gjatë eleminatoreve të Kupës së Botës Brazil 2014. Gjysmëfinalistët e Euro 2012 kanë surprizuar në këto vitet e fundit me futbollin e tyre të bazuar në kundërsulmet e shpejta , por p[a arritur të fitojë ndonjë trofe në turnetë madhorë të futbollit, ndaj Low është i vendosur ta cojë lojën e pancerave në një tjetër nivel duke i kërkuar skuadrës të luajë një futboll më dominues në fushën e blertë.

“Do të na duhet ti ndryshojmë krejtësisht taktikat tona të lojës që deri më tani ka qenë e tipit, nëse kemi topin jemi aktivë, nëse jo ktherhemi pas. Synimi ynë në muajt e ardhshëm do të jetë të bëjmë progress në lojën tonë, të dominojmë dhe të sulmojmë gjithmonë edhe në përballjet me skuadrat që janë mësuar të luajnë në sulm. Duhet të jemi më aktivë edhe kur mbrohemi kur nuk e kemi topin në zotërim. Gjithsecili prej nesh duhet të bëjë pjesën e tij për ta arritur këtë mision do të kemi shjmë punë për të bërë në stërvitje pork y është një objektiv që duhet ta arrijmë. Para kampionatit Evropian nuk kishte mjaftueshëm kohë për ta bërë këtë ndryshim”

Fushata e eleminatoreve të Brazil 2014 për Gjermaninë fillon me ndeshjen në shtëpi përballë Ishujve Faroe.

SHPËRNDAJE