Gjermania është treguar e fortë ndaj Portugalisë, të cilën e mposhti me golin sulmuesit bavarez, Mario Gomez (1:0). Ky i fundit edhe një herë doli më i suksesshëm se Cristiano Ronaldo. Pas xhiros së parë në krye të Grupit B janë Gjermania dhe befasia, Danimarka.

Mario Gomez me kokë shndërron në gol një harkim, që erdhi nga thellësia e fushës nga Khedira, duke e shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Gjermaninë në minutën e 73-të. Në këtë mënyrë, Gomez sërish mposht Ronaldon siç bëri edhe me Bayern Munchenin ndaj Real Madridit, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Pas kësaj fitore Gjermania dhe Danimarka mbajnë dy pozitat e para në Grupin B, ndërkaq Portugalia dhe Holanda mbetën me shpresë që të përfitojnë më shumë në dy ndeshjet e mbetura. “Pancerat” kanë dominuar lojën duke mbajtur dukshëm më shumë topin dhe sulme të organizuara të njëpasnjëshme, megjithatë edhe portugezët kishin zgjedhur formulën e tyre. Ronaldo më shumë qëndroi në hije, derisa ishin përqendruar kryesisht në kundërsulme dhe depërtime të kohëpaskohshme nga Ronaldo e Nani. Rastin e parë për të zhbllokuar rezultatin e kishte Podolski në minutën e 10-të. Sulmuesi i ri i Arsenalit, godet me të parën në gjysmë volej, por portieri portugez Patricio me mund të madh eviton rrezikun duke dëbuar topin brenda fushës së lojës. Më pas kapiteni i Portugalisë, Ronaldo (17’), depërton nga krahu i majtë por pasimit të tij nuk i përgjigjet si duhet sulmuesi Postinga, topi përfundoi në goditje nga këndi. Në minutën e fundit të ndeshjes, rastin më të mirë e kishte qendërmbrojtësi, Pepe.

Pas ekzekutimit të goditjes nga këndi, futbollisti temperament i Real Madridit u harrua në zonë nga gjermanët, ndërkaq ai pasi kishte kohën e mjaftueshme goditi në këndin e lartë të portës së Neuerit, por për fati të këtij të fundit topi qëlloi tërthorësen për të prekur edhe vijën fatale por pa kaluar matanë. Gjermania startoi furishëm edhe pjesën e dytë, ende pa përfunduar 60 sekondat e para u krijua rrëmujë në zonën e portugezëve dhe për pak sa nuk përfituan gjermanët me këtë rast. Gjermnaia vazhdoi të insistoi por sulmet e tyre hasën në mbrojtjen e vendosur të Portugalisë, derisa vlen të theksohet edhe rasti i Gomezit (56’) kur me kokë kërcënoi portën rivale. Ndërkaq më pas vendimtar në goditjen e Ronaldos brenda zonës ishte gazei i natyralizuar, Boateng, i cili bllokoi goditjen nga futbollisti më i rrezikshëm portugez. Ronaldo (81’) provoi me goditje pranë zonës të mposht portierin, neper, por ky i fundit me mund të madh dëbon topin në rivënie anësore. Neuer është treguar hero o vërtet kur dy minuta minuta para përfundimit të kohës së rregullt nga afërsia ndali goditjen e Varelas duke shpëtuar gol thuajse të sigurt.

Gjermania – Portugalia (0:0) Stadiumi “Arena” në Lviv Shikues: 33.500 Gjyqtar: S. Lannoy (Francë) Shënues: Gomez (73’) KV: Badstuber, Boateng – Postiga, Coentrao. Gjeramnia: M. Neuer, J. Boateng, M. Hummels, H. Badstuber, P. Lahm, S. Khedira, B. Schweinsteiger, Thomas Muller (Bender), Mesut Ozil (Kros), L. Podolski, Mario Gomez (Klose) Portugalia: R. Patricio, J. Pereira, B. Alves, Pepe, F. Coentrao, R. Meireles (Varela), M. Veloso, J. Moutinho, Nani, H. Postiga (Oliveira), Cristiano Ronaldo. Statistika – plus Gjuajtjet në portë: 3-4 Gjuajtjet pranë porte: 7-5 Posedimi i Topit: 57% – 43% Goditjet nga këndi: 2-11 Pozitat jashtë loje: 1-1 Ndërhyrjet e Palejuara: 15-19

SHPËRNDAJE