Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joakim Low, ka kërkuar që më në fund Gjermania të ndalë Italinë, ndaj së cilës ka bilanc negativ në përballjet e drejtpërdrejta. Këto dy përfaqësuese sot do të ndeshen për të kërkuar biletën e fundit që dërgon në finalen e “Euro 2012”.

Përfaqësueset më të trofeshme në futbollin botëror, Gjermania dhe Italia do të përballën sonte në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kampionatit evropian, që po mbahet në Poloni dhe Ukrainë. Italia në përballjet e drejtpërdrejta sa i përket statistikave ka përparësi absolute ndaj gjermanëve. “Azurët” kanë shënuar nëntë fitore karshi tri humbjeve (të gjitha miqësore) dhe tri barazime me Gjermaninë. Pa mëdyshje se humbja më e ithët për gjermanët ishte ajo e vitit 2006, kur pësuan në gjysmëfinale të kampionatit evropian që pikërisht ishte zhvilluar në vendin e “pancerave”. Ndërkaq fitorja e fundit që Gjermanisë në duel me Italinë ishte në vitin 1995, derisa ndeshja e fundit në vitin e kaluar përfundoi pa fitues. Por gjermanët prijnë sa i përket titujve të fituar në kampionatet evropiane. Italianët vetëm një herë ishin shpallur kampion të Evropës, derisa Gjermania e kishte përjetuar tri herë ngritjen lartë të trofeut më të çmueshëm të kontinentit. Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joakim Low, edhe në takimin e fundit ishte në krye të kombëtares, ka deklaruar se është momenti që të mposhtin Italinë. “Është e vërtetë se ne gjithmonë kemi pasur vështirësi kundër italianëve, por këtë herë do të jetë më ndryshe. Koha ka ardhur për të fituar kundër Italisë” thënë Low. Ai më pas ka shtuar. “Italianët kanë ndryshuar krejtësisht stilin e lojës. Kjo nuk ka shumë të përbashkët me Italinë e mëhershme.“Ata tash luajnë shumë më me agresivitet se sa ju pritni nga një skuadër italiane”, ka përfunduar Low. Ndërkaq përzgjedhësi italian, Cesare Prandeli ka thënë se përkundër historisë që flet në favor të tyrin, ky takim do të jetë mjaft i vështirë. “Takimet gjysmëfinale gjithmonë janë vështirë për t’u fituar. Edhe pse ne kemi përparësi nga ndeshjet e kaluar, kjo Gjermani duhet respektuar deri në maksimum. Megjithatë besoi fuqishëm në skuadrën tonë dhe mendoi se do t’ia dalim me fitore gjatë kohës së rregullt të kalojmë në finale, për të prekur edhe trofeun”, u shpreh Prandeli. Gjermania është përfaqësuesja më e suksesshme në “Euro 2012”. Ata janë të vetmit, të cilët kaluan grupin me tri fitore, ndërkaq në çerekfinale “shkelën” Greqinë, 4:1. Italia, si zakonisht hoqi të zitë e ullirit deri sa e kaloi grupin. Ata kaluan në çerekfinale me një fitore dhe dy barazime por që kishin presion të shtuar pasi nj kurdise e Spanjës dhe Kroacisë, 2:2 do ta linte jashtë. Edhe në çerekfinale, ata kaluan pas ekzekutimit të penalltive ndaj Anglisë, edhe pse luajtën më mirë. Është kombëtarja e vetme që në këtë fazë të garave ka arritur me vetëm një fitore nga koha e rregullt.

SHPËRNDAJE