Çdo ndihmë është e vlefshme për motivimin e një ekipi dhe nëse kjo ndihmë vjen nga një kampion, aq më mirë.

Këtë gjë ka menduar Oliver Bierhoff, ish-futbollist dhe aktualisht drejtori i përgjithshëm i kombëtares gjermane të futbollit. Ish-sulmuesi i ka kërkuar Sebastian Vettel-it, kampionit të Formulës 1, që të vizitojë grumbullimin e Gjermanisë para takimit miqësor me Francën që do të luhet javën e ardhshme.

Qëllimi i kësaj vizite është motivimi i lojtarëve në kuadër të Euro 2012.

“Mbase Vettel mund t’i “ngjisë” ekipit shpirtin e fituesit”, deklaroi ish-futbollisti i Milanit dhe Udineses.

Dy herë kampioni i botës në Formula 1 është një tifoz i madh futbolli. Në fakt, para se të fillonte testet parasezonale në Montmelo me Red Bull, Vettel ishte në Camp Nou për të parë ndeshjen Barcelona-Valencia.

Sebastian Vettel është një tifoz i deklaruar i Eintracht Frankfurt.

SHPËRNDAJE