Në ndeshjen e kualifikimit për Kampionatin Evropian skuadra gjermane fitoi ndaj Turqisë 3:1. Skuadra e Joachim Lëw shënoi kështu fitoren e nëntë radhazi në ndeshjen e nëntë.

http://www.botasot.info/img/Gjermania_fitoi_.jpegSkuadra gjermane ka vazhduar edhe në Stamboll stafetën e sukseseve për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Evropian. Gjermania fitoi kundër Turqisë me rezultatin 3:1 duke shënuar kështu fitoren e nëntë radhazi në nëntë ndeshje kualifikimi. Për gjermanët i shënoi golat, Mario Gomez në minutën e 35-të, Thomas Müller në minutën e 66-të, dhe Bastian Schweinsteiger në 11-metërsh në minutën e 86-të. Kontribut të rëndësishëm në suksesin e trajnerit gjerman, Joachim Lëw ka luajtur edhe portieri i ri gjerman, Manuel Neuer, i cili bëri pritje të shkëlqyera, por në minutën e 79-të ai nuk kishte shanse ndaj Hakan Baltës duke e pësuar kështu një gol.

SHPËRNDAJE