Familja Aliaj nga Syrigana e Istogut, e varrosi të afërmin e vet dhe tash presin drejtësi nga shteti gjerman. Familja Aliaj i ka lënë të gjitha punët që kishin në Gjermani dhe pa plan erdhën në Kosovë.

Bielefeld, 13 mars

Gazmend Aliaj dyshohet se është vrarë në Gjermani nga një serb, pas një kacafytjeje. Motivet ende nuk dihen, kurse dorasi i dyshuar po mbahet në paraburgim. Familja Aliaj nga Syrigana e Istogut, e varrosi të afërmin e vet dhe tash presin drejtësi nga shteti gjerman.
Familja Aliaj i ka lënë të gjitha punët që kishin në Gjermani dhe pa plan erdhën në Kosovë.
Zonja e shtëpisë me dy djemtë e saj u kthyen prapë në fshat e me vete sollën edhe kufomën e djalit tjetër, Gazmendit, i cili është vrarë në qytetin Bielefeld të Gjermanisë. Ai u varros në varrezat e fshatit Syriganë të Istogut, aty ku edhe lindi 36 vjet më parë. Familja Aliaj ka përfunduar të pamen për djalin e dytë dhe pritet që të martën të udhëtojnë për në Gjermani, atje ku jetojnë për më shumë se 23 vjet.
Gazmend Aliaj dyshohet se u qëllua për vdekje nga një serb, teksa së bashku me dy shokë të tij, po shkonin në një palestër sportive në këtë qytet.
Nëna e tij, Hyka, rrëfen krejt atë çka di në lidhje me ngjarjen që e ka tronditur tërë familjen, por edhe fshatin Syriganë.
Hyka, e cila me të gjithë djemtë dhe vajzat jetojnë në Bielefeld, në lidhje me rastin, tregon për Express fjalët që i kanë thënë të tjerët.
“Unë nuk di edhe shumë me ju tregu. Ajo çka më kanë thanë është se Gazmendin janë shku ata shokët, e kanë marrë në firmë, ku ka punu për me shku në një palestër sporti. Më vonë, kah ora tetë e mbrëmjes, e kanë vra”, tregon ajo me lot në sy. (Express)

SHPËRNDAJE