Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, paralajmëron Beogradin dhe komunitetin ndërkombëtar se në rast konflikti mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës me forcat serbe, shqiptarët e Luginës nuk do të jenë vetëm. “Ne do t’i përgjigjemi si komb dhe Serbia do të ballafaqohet me një rezistencë gjithëpopullore, me 7 milionë shqiptarë… Jam i gatshëm të vesh çizmet dhe të dalë në front bashkërisht me UÇPMB-në për të luftuar dhe mbrojtur vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës dhe t’i përgjigjem kolonave ushtarake, nëse UÇPMB do të kërkojë mobilizim”, ka thënë sot lideri PLK-së z.Gjergj Dedaj në intervistën dhënë agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

 

Prishtinë, 7 maj

Ndaj akteve të fundit të dhunës, bastisjeve dhe arrestimit të tetë shqiptarëve nga Tërnoci dhe Breznica e Luginës së Preshevës, ka reaguar kryetari i Partrisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, i cili ka kërkuar nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës t’iu shmangen provokimeve dhe të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët për t’i dhënë prioritet dialogut për zgjidhjen e krizës në rajon.

“Nëse nuk arrihet marrëveshje me dialog, dihet çka pason. Do të ndodhë ajo çfarë ndodhi para 13 vitesh në Kosovë, dalja në skenë e UÇK-së, si rezultat i dhunës së regjimit të egër serbë”, ka thwnë Dedaj në një intervistë për agjencinë “Presheva jonë”.

Dedaj ka thënë se ditëve të ardhshme do të ketë takime në Bruksel dhe Gjenevë, ku do të alarmojë komunitetin ndërkombëtar për dhunën e vazhdueshme dhe terrorin serb në Luginën e Preshevës.

“Do të kërkoj të ndërmarrin masa urgjente për pengimin e eskalimit të situatës në rajon… Osa ta ndalin ndërkombëtarët Serbinë, ose e ndalim vetë!” , thotë Dedaj.

Líder i PLK-së ia përkujton Beogradit dhe komunitetit ndërkombëtar se Lugina e Preshevës është Kosovë Lindore.

“Ne nuk do të tolerojmë që atje të nëpërkëmben dhe të terrorizohen vëllezërit tanë… Ata nuk janë vetëm. Duhet ta dinë pasardhësit e Milosevicit se në rast konflikti me forcat serbe, shqiptarët e Luginës nuk janë të vetëm. Ne do t’i përgjigjemi si komb dhe Serbia do të ballafaqohet me një rezistencë gjithë popullore, me 7 milionë shqiptarë…”.

Duke komentuar përfoljet për mobilizim dhe riaktivizim të UÇPMB-së dhe UÇK- së në Maqedoni, Dedaj ka thënë se “jam i gatshëm të vesh çizmet dhe të dalë në front bashkërisht me UÇPMB-në për të luftuar dhe mbrojtur vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës. Jam i bindur se nuk jam i vetmi nga Kosova, por edhe mijëra të tjerë janë të gatshëm t’i bashkëngjiten kolonave ushtarake, atë ditë kur UÇPMB do të apelonte për mobilizim…”, ka thënë Dedaj

SHPËRNDAJE