Të lëshosh fjalët pa menduar para shefit ka pasoja të rënda për të ardhmen tuaj në punë.

http://www.botasot.info/img/office-worker.jpgEkspertët thonë që konfliktet në vendin e punës nisin pikërisht nga përzgjedhja e fjalëve në një bisedë me punëdhënësin. Për të shmangur konflikte të tilla dhe pushimin nga puna, ja disa fraza që nuk duhet të përdorni në punë:

“Nëse do të isha në vendin tuaj…”

T’i jepni leksione shefit nuk është ide e mirë. Është shumë e lehtë të japësh mend kur përgjegjësitë në vendimmarrje nuk bien mbi ju. Për këtë arsye mos përdorni kurrë këtë frazë, por sugjerimet jepini “më butë”.

“U mërzita!”

“Nëse je mërzitur, gjej punë tjetër.” Kjo do të ishte përgjigja logjike e shefit tuaj nëse thoni këtë frazë. Mos e bëni të qartë nëse puna po ju mërzitet sepse nëse do të ketë shkurtime, shefi nuk do e ketë problem t’ju heqë ju nga puna.

“Nuk më pëlqen puna”

Edhe nëse keni shumë konfidenca me shefin, mos ja thoni këto gjëra. Më mirë gjeni një koleg për t’u shfryrë sepse shefat kërkojnë gjithmonë që punonjësit e tyre të jenë të motivuar.

“Nuk di si ta bëj”

Askujt nuk i pëlqejnë njerëzit jo optimistë në punë. Ata që qahen gjatë gjithë kohës nuk e kanë të gjatë në punë. Nëse keni para një punë të vështirë, thjesht kërkoni ndihmë.

“Kjo nuk është pjesë e punës sime”

Nëse nuk jeni të disponueshëm për të bërë punë shtesë, atëherë jeni duke i mbyllur dyert vetes. Bëjeni punën dhe prisni momentin e shpërblimit për sforcon ekstra.

“Dua rritje rroge”

Duhet ta meritoni rritjen e rrogës dhe jo t’i ngjallni keqardhje shefit tuaj. Nëse nuk keni argumente të forta, mos kërkoni rritjen e pagës sepse mund të përfundoni fare pa punë.

“Do të bëhesh shoku im në Facebook?”

Është vërtetuar se të kesh lidhje në rrjetet shoqërore me shefin dhe kolegët e punës nuk sjell rezultate të mira. Disa herë komentet në Facebook kanë qenë arsyeja e pushimit nga puna. Nëse shefi të shton në listën e tij të miqve është më mirë të krijosh një profil profesional dhe një personal.

SHPËRNDAJE