Autoritetet gjeorgjiane kanë arrestuar tre persona nën akuzat se planifikonin të hidhnin në erë disa ndërtesa publike në qytetin e Kutaisit.

Të akuzuarit, sipas burimeve zyrtare gjeorgjiane, kanë pranuar se lëndën shpërthyese e kanë marrë nga një oficer i Federatës Ruse.

Gjatë muajve të fundit Gjeorgjia ka arrestuar një numër të dyshuarish që synonin të vinin lëndë shpërthyese në mjedise publike me porosi të shërbimeve ruse.

SHPËRNDAJE