Gjenevë, 16 korrik -I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë i dha fund një raundi bisedimesh për paqen në Gjenevë.

Në një

konferencë para gazetarve boterore  ku u ndoq edhe nga agjencia e lajemeve “Presheva Jonë” ai tha se në bisedimet e paqes është bërë përparim, por nuk ka ndonjë arritje të veçantë.

De Mistura tha se vihet re

një rritje “e besimit reciprok” në mesin e grupeve të ndryshme të opozitës siriane dhe se qeveria ka shprehur dëshirën t’i përfshijë Kombet e Bashkuara në bisedimet e ardhshme të paqes.

Ai tha se shpreson që në raundin e ri të bisedimeve, në shtator, palët të ulen të gjitha së bashku në tryezë. Deri tani, ato janë takuar veças me të dërguarin e OKB-së.

SHPËRNDAJE