ahmetii1GJENEVË, 4 prill -“Prej vitit 1999 Kosova ishte e minuar në mëse 4500 fusha të rrezikshme. Sot, kjo  shifër falë FSK-së dhe ndekrombëtarve është zvogëluar në 135 fusha të rrezikshme të cilat kryesisht gjenden  në zonat kufitare. Ne terësi qe nga viti 1999 janë pastruar 48,188,91 2 metra katrorë, ku janë gjetur 86,362 mina dhe mjete eksplozive të pashpërthyera .  Që nga koha e luftës, 115 persona janë vrarë si pasojë e minave ose mjeteve  eksplozive dhe 455 janë lënduar..” ka deklaruar në Gjenevë z.Ahmet Sallova, drejtori i Qendrës Koordinuese për Deminim nga Prishtina që prezentoi Kosovën  në sesioninin e sivjem kundër minave antipersonele.

 

 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj minave, e që synon eliminimin e minave ekzistuese të tokës nga filimi i kesja jave në Gjenvë po qedron një edhe një delegacion nga Republika e Shqipërrisë të prirë nga Arben Braha, drejton Qëndrën Shqiptare e Veprimit ndaj Minave dhe nga Kosova të prirë nga z.Ahmet Sallova, drejtori i Qendrës Koordinuese për Deminim nga Kosova.

Sesioni i sivjem kundër minave personele eshte organizuar nga “Geneveva International Center hot Humanitarian Demining”  (GICHD) dhe programi i Kombeve t Bashkuara për deminim UNMAS. Në këtë konferencë nderkombëtare kundër minave të filluar ne fillim të kësaj ajve  ka përfunduar sot.

 

“Ky takim është në vazhdën e takimeve vjetore për bashkëpunimin regjional dhe  ndërkombëtar ku shkëmbehen informacionet dhe progresi i arritur në programet e deminimit humanitar si dhe takimet me organizatat e ndryshme deminuese dhe donatorët potencial…” ka pohuar z.Soillova për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” në  Gjenevë.

 

Sipas drejtorit të Qendrës Koordinuese për Deminim nga Kosova “Qëllimi i aksionit të deminimit është që të reduktoj rrezikun nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera në atë shkallë sa që njerëzit mund të jetojnë sigurt; ku zhvillimiekonomik, social dhe shëndetësor do të mund të bëhet pa u penguar nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera. Evitimi i rrezikut nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera është një parakusht për rindërtimin e vendit dhe resurseve të saj natyrore dhe ekonomike.

 

Edhe pse shumë nga fushat e rrezikshme të njohura janë pastruar, ende në Republikën e Kosovës ekzistojnë zona të afektuara nga minat apo mjetet tjera eksplozive të pashpërthyera. Minat dhe municionet e pashpërthyera eksplozive do të vazhdojnë të gjinden në Republikën e Kosovës për shumë vite që do të vijnë. Në të vërtetë njësit e FSK-së që zhvillojnë aktivitetet e pastrimit ndeshen edhe me mjete të ndryshme eksplozive që datojnë që nga Luftës së II Botërore, gjatë operacioneve të pastrimit të tanishme.

 

Njësitë e deminimit të FSK-së janë duke rivendosur dhe krijuar një mjedis të sigurt në fushat e tanishme të rrezikuara, duke mundësuar zhvillimin e jetës normale. Këto njësi janë të pajisura dhe të trajnuara për zhvillimin e aktiviteteve të deminimit humanitarë  dhe intervenimeve të EOD-së në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Aksionit të  Deminimit (IMAS).

 

FSK përveq operacioneve të deminimit ka edhe njwsit kujdestare 24/7 pwr  intervenime nw thirrje. Këto janë intervenime me njësitë kujdestare kur lajmërohen nga qytetaret për mjetet të ndryshme eksplozive ku njësit e FSK-së intervenojnë dhe eliminojnë rrezikun. Deri më tani FSK ka intervenuar në 1187 raste të tilla duke shkatërruar 1995 mjete të ndryshme eksplozive.

 

Prej vitit 1999 janë bërë shumë përparime, menjëherë pas ndërprerjes së veprimeve  ushtarake kanë qenë rreth 4500 fusha të rrezikshme të cilat kanë qenë të afektuara nga  minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera. Sot, ajo shifër është zvogëluar në 135 fusha të rrezikshme tw cilat kryesisht gjenden  nw zonat kufitare. Ne tersi qe nga viti 1999 janë pastruar 48,188,91 2 metra katror janë gjetur 86,362 mina dhe mjete eksplozive të pashpërthyera .  Që nga koha e luftës, 115 persona janë vrarë si pasojë e minave ose mjeteve  eksplozive dhe 455 janë lënduar.

SHPËRNDAJE