Një oficer i lartë kinez thotë se Kina kurrë nuk ka patur si qëllim që t’i sfidojë ushtarakisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Gjenerali Chen Bing, shefi i shtabit të ushtrisë popullore Kineze, tha para një audince të ushtrisë amerikane në Uashington, se ka një diferencë të madhe mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Ai tha se Kina nuk ka aftësinë që të sfidojë Shtetet e Bashkuara.

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, gjenerali Mike Mullen, thotë se ai dhe gjenerali Çen gjatë bisedimeve janë përpjekur që të kuptojnë pikëpamjet e njëri-tjetrit.

SHPËRNDAJE