(AIK/ Presheva Jonë)

 

Gjatë kësaj jave, në Forcën e Sigurisë tëKosovës,ka qëndruar një ekip ekspertësh të marinsave amerikanë. Ata, me këtë rast, kanë vizituar të gjitha njësitet e FSK-së, në kazerma dhe në terren, ku janë njoftuar gjerësisht me aktivitetin e tyre, me zhvillimin dhe me arritjet profesionale.

Sot, në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, kanë organizuar një brifing-analizë të përgjithshme, ku kanë folur për të arriturat e FSK-së, dhe për zhvillimet e mëtejmë të pjesëtarëve të FSK-së. Në brifing, morri pjesë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, gjeneralbrigade Zymer Halimi, oficerë të lartë të FSK-së dhe përfaqësues të KFOR-it.

Gjatë analizës, marinasat amerikanë vlerësuan lartë punën dhe të arriturat profesionale të FSK-së, ku cekën se kanë një bazë të mirë të kualifikimit dhe të zhvillimit e sidomos të nënoficerëve. Marinsat Amerikanë premtuan, që së bashku, të ndihmojnë edhe më tej, për zhvillimin dhe për përgatitjen e një trupe profesionale të rangut, të nënoficerëve, në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për vizitën e marinasave amerikanë, ka kontribuar Zyra për Bashkëpunim e Mbrojtjes të Ambasadës Amerikane, në Prishtinë.

Ndërsa komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, falënderoi Qeverinë Amerikane, dhe ekipin e marinsave, për ndihmën e madhe, që po japin, për FSK-në, si dhe për kontributin e tyre për trajnimin dhe për profesionalizimin e pjesëtarëve të FSK-së.

SHPËRNDAJE