Përfshirja eventuale e pakicës serbe të Kosovës në bisedimet  e ardhshme mes Prishtinës dhe Beogradit pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, dialogu në fjalë nuk do të jetë i mirfilltë.

Kushtrim MALIQI

Prishtinë, 31 janar / AIK-Presheva Jonë

PRESHEVA JONË:  z.Haradinaj,e pamë atë që bëri javën e kaluar kryetari i opozitës në Shqipëri z.Edi Rama. Dicka me shqipëatërt kudo që janë nuk është në rregull,cili është opinioni juaj për këtë gjendje kaosi tek gjithë shqipatërë në Luginë,Maqedoni,Kosovë e Shqipëri?

  DAUT  HARADINAJ:  Tani duhet ta dimë se Kosova është shtetë,Shqipëria pjesë e NATO-ss dhe në rrugë për në BE,dhe këto janë një garanc e fuqis dhe stabilitetit të shqipëtarëve në rajon dhe Ballkan,ndërkohë trazirat e 21 janarit në Shqipëri shpresoj që do ti takojnë të kaluarës dhe lidershipi i Shqipërisë do të vetëdijësohet e me theks të veqant z.Berisha dhe Rama,pasi që ata bartin përgjegjësin kryesore qoftë për destabilizimin apo stabilizimin e Shqipërisë,në anën tjetër ajo që u pa nëpër media dhe humbja e tri jetërave kjo dëshmon qartë se Shqipëria akoma nuk është në nivelet qfarë shqipëtarët e dëshirojnë dhe e pretendojnë. Unë jam i bindur se Shqipërinë nuk ka kush ta ndal në rrugën e vetë të integrimeve europiane dhe në instancat tjera ndërkombëatre, pas parnimit të saj në NATO.

 
KOHA  E LUFTRAVE KA KALUAR DHE NE SHQIPARËT  NË KOSOVË, NË SHQIPËRI, PRESHEVË E MAQEDONI..NESËR DO TË JEMI TË BASHKUAR NË NJË  EVROPË TË BASHKUR

PRESHEVA JONË:  Jemi pranë fillimit të bisedimeve Prishtinë -Beograd,thuhet se pjesë e këtyre bisedimeve do të jenë edhe përfaqësuar edhe të veriut të Mitrovicës,a duhet që në këto bisedime gjithashtu të përfshihen edhe përfaqësues nga Lugina,pasi që ish-pjestarë të UCPMB-së kanë alarmuar se nëse nuk do të ketë zgjidhje të favorshme për shqipëtarët në Luginë do të mund të shkojmë edhe në variantin pak të dëshiruar të luftës?

DAUT  HARADINAJ: Mendoj se koha e luftërave ka përfunduar dhe jemi tani në një kohë kur Kosova, Lugina dhe kudo që ka shqipëtarë të bashkohen në një Europë të Bashkuar,ndërkohë sa i përket bisedimeve Prishtinë-Beograd unë jam i bindur se në agjendën e atyre bisedimeve nuk do të jetë statusi i shtetit të Kosovës,por them se edhe institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshme se nuk guxojnë të negocijojnë për tema të cilat i përkasin shoqërisë së brendëshme sepse tash jemi shtet i pavarur dhe gjithqka që përfaqëson territorin e brendshëm të Kosovës i takon në mënyrë eksplicide institucioneve të Kosovës dhe gjtihashtu serbët e veriut duhet ta kuptojnë se duhet të jetojnë në Kosovën e pavarur dhe sovrane. Serbia përfundimishtë duhet ta harroj Kosovën sa ma shpejtëpasi që është në të mirë të saj dhe integrimet euroatlantike do ti bashkojnë shqipëtarët kudo që janë. Përfashirja evenrtule e pakicës serbe në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogrdait, padyshim pjesamrrja e shqiptarëve nga Presheva është pakontestueshme për cka Prishtina zrtare duhet të insistoj në këtë drejtim

PRESHEVA JONË: z.Haradinaj,para disa ditësh Beogradi shokoi Preshevën por edhe gjithë shqipëtarët me vendimin e marrë për ti dënuar me 101 vjet burg 9-të të akuzuarit për krime pas luftë në rajonin e Gjilanit,cili është opinioni juaj për këtë vendim të marrë nga Beogradi? 


DAUT  HARADINAJ: Serbët po e vazhdojnë edhe më tutje politikën e tyre të vjetër të ndëshkimit të shqipëtarëve pavarësishtë a kanë apo skan fakte për ndonjë vepër të kryer,e themë këtë pasi që të gjitha informatat të cilat na arrin neve na konfirmojnë se ata nuk kanë qenë pjesë e UCK-së. Megjithse atje gjërat po meren pak me eufori dhe atë ntë kur janë liruar kemi dëgjura se njerizit, masa ka brohoritur UCMB, UCPMB… na u kythen ushtarët tanë dhe ja sot  ku janë “ushtarët” e Preshevës dhe pse tash askush nuk del të brohoris lironi djemtë tanë, sepse me deklarata nuk bëhet gjë. Në Shqipëri ta zëmë sot njerzit dalin ne rruge, protesat për pushtet, ndërsa e në Preshevë nuk bën zë kush edhe pse shqiparit,  njeriu futet në burg me 15 vjet ?! Demonstart e qeta janë legjitime kudo në botë dhe pjesë e demokracisë dhe civilizimit. Demonstata sot kemi edhe në Zvicër, madje edhe tek ne ketu në Kosovë edhe pse nuk kemi më punë me shkie. Shqipëtarët atje po vazhdojnë të ndëshkohen me mënyrën e njohur të tyre që përfundimishtë të vijnë deri tek qëllimi i tyre për spastrim etnik dhe unë mendoj se atje po bëhet një padrejtësi e madhe dhe shpresoj se bashkësia ndërkombëtare do të ndërhy
jë në këtë rast,pasi që asnjë fakt nuk ka dëshmuar se këta djem kanë qenë pjesë e ndonjë aktiviteti kriminal,prandaj mendoj se duhet të gjindet mënyra se si të përkrahem këta njerëz,në fund të fundit këta duhet ti gjykoj drejtësia dhe jo mekanizmat politikë dhe mendoj se këta djem i ka gjykuar politika e famshme e Beogradit që duket se Serbia ka filluar mire « dialogun » me shqiptarët duke denuar ata me 101  vjet burg ?! Por ky « dialog » i dhunës  me denimin e nëntë të rinjva nga Presheva me 101 vjet burg mund t’i dal Serbisë mollë tharbët që  so t’ia mpijë dhëmbët një ditë..  e këto denime ndaj shqiparëve Serbia po ndjell lufte dhe jo dailog..

KUR KA TRAZIRA NË SHQIPËRI, TEK NE NË KOSOVË E PRESHEVË RRITET DHUNA DHE IMAZHI I KEQ NDAJ NESH


PRESHEVA JONË : z.Haradinaj nga përditshmëria,prej pasluftës deri më sot,i kemi të njohura rastet kur në momente të pakënaqësive apo të padrejtësive ndaj serbëve në Kosovë gjithnjë ndërhynë Beogradi,atëher a mendoni se për këta djem duhet të bëjë diqka Qeveria e Kosovës apo Shqpërisë,edhe pse i dimë dispozitat në të cilat gjendet Kosova?

DAUT  HARADINAJ: Mendoj se situata në të cilën është ndodhur Kosova në kohën e arrestimit të këtyre të rinjëve ka qenë jo e favorshme ,dhe tash mendoj se sa më shpejtë që të kompletohet qeveria e re e Kosovës duhet të shqyrtuar mundësia e marrjes së masave,dhe paralelishtë me institucionet e Kosovës edhe EULEX-i duhet të angazhohet që të paktën atyre indivitëve ti shqiptohet drejtësia,dhe tash them se Kosova është shtet e dhe për veprat të cilat pretendohen se janë kryer në Kosovë ato duhet të gjykohen në Kosovë dhe jo në Serbi,dhe mendoj se ne kemi të drejtë edhe juridike që të kërkojmë transferimin e tyre në Kosovë dhe rishikimin e asaj lande dhe megjithëatë unë mendoj se institucionet e Kosovës në një të ardhme të afërt do të jenë më fleksibile në mbrojtjen e vlerave të luftës.

SHPËRNDAJE