Giggs,270 mij♪7 euro vëllaut,vetëm hesht !

Londër, 12 qershor – Ylli i Man. Unitedit, Ryan Giggs, ka qenë në qendër të publikut pas zbulimit të lidhjes me gruan e vëllait Rhodri, Natashan, ndërsa tani frikësohet se edhe aferat e tjera të tij do të dalin në publik. Prandaj, i ka ofruar vëllait madje 270 mijë euro që të mos flasë për mediet.

“Gjëja e fundit që Ryan dëshiron është zbulimi i aferave të tjera të tij. Rhodri me siguri di shumë nëse në jetën e vëllait të tij ka pasur gra të tjera”, ka thënë për mediet britanike një burim i afërt me Rhodrin, i cili me siguri ka rënë dakord me futbollistin për të heshtur.

Ryan Giggs, pas zbulimit të aferës, i dërgoi një mesazh gruas së vëllait të tij: “Nuk mundem të besoj se kjo ka ndodhur”. Ndërsa, gruaja e Ryanit, Stacy, ka qëndruar me burrin e saj pavarësisht të gjithave, pasi i ka premtuar se do të shkojë në shërim për varësinë nga seksi.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni