Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Behgjet Pacolli, konfirmoi se Republika e Ganës e ka njohur shtetin e Kosovës.

Lajmin për njohjen e re, Pacolli e bëri publike gjatë një konference për media, e cila është duke u zhvilluar aktualisht, raporton Express.

Zëvendëskryeministri Pacolli është duke bërë edhe një prezantim të rezultateve nga lobimi për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE