Genta një këngë me Hekuran Krasniqin

AIK-Presheva Jone)

Genta Ismajli duket se është ndarë e kënaqur me këngën “Femrat Shqiptare” të realizuar në studiot e Hekuran Krasniqit, saqë ajo ka vendosur të bashkëpunojë sërish me këngëtarin, kësaj here duke realizuar duet.

Lajmin e një dueti e ka bërë të ditur vetë Hekurani për të përditshmen “Zëri”, i cili ka thënë se kënga tashmë është në fazën e fundit të realizimit dhe se do të shoqërohet edhe me një videoklip.

“Kënga është në fazën përfundimtare, na kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla. Kënga do të shoqërohet edhe me videoklip dhe sapo të jetë e gatshme do të transmetohet”, ka thënë këngëtari

“Genta është ndarë shumë e kënaqur më punën time në këngën ‘Femrat shqiptare’ e cila është pritur mirë edhe nga publiku. Si vazhdimësi e këtij suksesi ne realizuam edhe një duet të përbashkët”, ka pohuar Hekurani.

 

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni