Bashkimi Evropian duhet të merret me Maqedoninë (“L’UE doit se ponche sur la Macèdoine”,) me këtë titull gazeta zvicerane “Tribune de Geneve” ka publikuar një opinion te pulbicistit dhe gazetarit të njohur nderkombëtar në Gjenevë, Nefail Maliqi nga “Presheva Jonë”

 

Nefail MALIQI  në Tribune de Genève: Kumanova viktime e diskriminimit dhe e spiunazheve.. 

Autori ka shkruar se përplasjet e fundit të 9 dhe 10 majit në qytetin e Kumanovës, në afërsi të kufirit me Kosovën, bëri një bilanc tragjik me 22 të vdekur, duke përfshirë këtu tetë oficerëve të policisë maqedonase dhe 14 anëtarë të një grupi të armatosur me origjinë shqiptare.

“Gjatë këtij konflikti, gjithashtu më shumë se njëqind shtëpi u shkatërruan, skena keto që na kujtojnë për fat të keq imazhet e luftërave në Kosovë dhe Palestinë. Në Maqedonia aktualisht pop mbretëron një situate e brishtë. Pas ngjarjeve tragjike të Kumanovës, qytetarët e kësaj ish-republike ish-jugosllave gjendet në një situatë të ndërlikuar e cila po tundet mes luftës dhe paqes. Kur flasim për luftën në Maqedoni në kohët e fundit, ajo me të vërtetë nuk ka të bëjë me një luftë në mes të popullit të kësaj republike, në shumicën maqedonase dhe shqiptare, por një konflikt kundër qeverisë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Nikola Gruevski. Ky fakt mund te justifikohet, se në demonstratat e fundit publike kundër qeverisë maqedonase, protestuesit ne balle mbanin flamuj shqiptarë dhe maqedonas. Opozita kritikoi Gruevski raste të rënda të korrupsionit, por edhe akuza mbi përgjimet telefonike në shkallë të madhe, pastaj presion mbi lirinë e shtypit…

 

Maqedonia bëhet një Palestinë të re në zemër të Evropës?

Résultat de recherche d'images pour "aksioni policor kumanove"Pas zhvillimeve të fundit, OKB dhe Bashkimi Evropian ka reaguar për situatën ne FYROM. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të kryejë një hetim të situatës në Kumanovë (…) Prandaj vizita e fundit nga Ivan Simonoviç, ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm për të drejtat e OKB-së kishte po këtë qëllim.

Mese 15 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, rezultatet e zbatimit të saj mbeten larg. Shqiptarët gjithnjë mbetën të diskriminuar dhe krejt simbolikisht të përfaqësuar në institucionet e qeverisë së Shkupit, arsye kjo pse tensionet mbahen ende te ngritura midis Maqedonisë dhe shqiptarëve në këtë ish-republikë jugosllave. Pra ky vend multietnik dhe kandidat për Bashkimin Evropian që prej vitit 2005 – ka bërë këto ditë te jetë viktimë e politikës diskriminuese dhe spiunazheve.

Prandaj, komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht BE-ja duhet të ndërhyjë dhe të marrë masa preventive për të parandaluar eskalimin e një konflikti të ri në Ballkan, për të parandaluar Maqedoninë të bëhet një Palestinë të re në zemër të Evropës”, ka shkruar ne fund publicisit dhe gazetari i mirënjohur i “Presheva Jonë” qe jeton dhe vepron ne Gjenevë.Résultat de recherche d'images pour "grupi i kumanoves"

 

SHPËRNDAJE