15 Gazetarë ishin vendorë të mediumeve Nacionale të shkruara dhe elektronike RTS,

B92, Prva ish-TV Fox, Pink, Avalla, Happy, Tanjug, Beta, Politika, Blic, Kurir, Danas,

Vecernje Novosti, Press, Pravda si dhe përfaqësuesit e NUNS-it.

 

 

Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi në stilin e një Lideri modern me përmasa të kalibrit të lartë që në fillim e kuptoi shumë mire qëllimin e vizitës të kaq numrit të madh të Mediumeve botërore dhe përfaqësuesve të Ambasadave të ndryshme , paraqitjen e tij e filloi duke i njoftuar detalishtë se Komuna të cilën ai e udhëheq është në mesin e Komunave të pakta në Sërbi e cila është e Licensuar me titullin e ambientit të volitshëm për investime të sigurta dhe zhvillim ekonomik, për plot dy orë bisedoi me gazetarët në sallën e Kuvendit Komunal, por jo vetëm kaq, Kryetari Kamberi shtroi edhe një drek modeste për mysafirët e këtij lloji të cilët rradh her mundë ti kesh, ai me një profesionalizëm të paparë deri më tani në mesin e Liderëve të Luginës Preshevës, veç e veç paraqitej para kamerave të Agjensioneve më eminente botërore. Edhe Muftiu i Luginës Sulejman Ef, Fejzullahu dhe Krye Imami Ragmi Ef, Destani lanë përshtypje të mira në prezentimin e Komunës tonë para agjensioneve të ndryshme informative botërore. Kryetari i Kuvendit Komunal Jonuz Musliu njëherit edhe kryetarë i LPD-ës ishte i vetmi që nuk e pa të arsyeshme të paraqitet para Gazetarëve dhe të përcillte mesazhin e vetë edhe jashta kufijve të saj, ky zotëri ndoshta mendon se është e mjaftueshme të mbetet edhe më tejë në stadin e komunikatave dhe të paraqitet vetëm në një medium lokal sinjali i të cilit mezi shpërndahet dhe shihet vetëm në dy Lagje të vogla të qytetit të cilin e shikojn pak Serb dhe Maxhup kurse pjesa dërmuese e Shqipëtarve as që e dinë se ky medium egziston. Sido që të jetë, Mediumet e nivelit aq të lartë dhe me ndikim të fuqishëm lobimi, Komunën e Bujanocit e braktisën të impresionuar nga ajo që patën rastin të shohin dhe të ndëgjojnë nga i pari dhe udhëheqsi i saj Shaip Kamberi. Raportet e tyre për dallim nga Komuna e Preshevës përmbanin vetëm fjalë të mira dhe porosi se për këta njerëz dhe për Bujanocin duhet menduar dhe u kujdesur ndryshe dhe shumë më mirë. 

35 Gazetarë të akredituar qëndruan në Komunën e Bujanocit dhe Preshevës.

Në mesin e tyre ishin 20 Gazetarë nga Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia, Austria, Greqia, Spanja, Turqia, Rusia dhe Bullgaria.

15 Gazetarë ishin vendorë të mediumeve Nacionale të shkruara dhe elektronike RTS,

B92, Prva ish-TV Fox, Pink, Avalla, Happy, Tanjug, Beta, Politika, Blic, Kurir, Danas,

Vecernje Novosti, Press, Pravda si dhe përfaqësuesit e NUNS-it.

Por jo vetëm gazetarët, ata i shoqëronin edhe përfaqësuesit e disa Ambasadave të akredituara në Beograd, në mesin e tyre ishte edhe përfaqësuesi i Ambasadës së Shqipërisë Xhelal Fejza. Me qenë se ishim pjesë e kësaj ekspedite të kombinuar Gazetarë dhe përefaqësues të Ambasadave të ndryshme, kuptuam se shumica e gazetarëve ishin të profesionalizuar të përcjellin temat e ekonomisë, biznesit dhe zhvillimit ekonomik për mediumet që përfaqësonin. Organizator i kësaj vizite ishte Media qendra nga Beogradi me logjistikën në teren nga Gazeta javore “Vranjske”, Media qendra Vranjë dhe RTV Spektri, përkrahjen finansiare e siguroi “Fondi për shoqëri të hapur”. 

Projekti në fjalë parasheh vizitën e Regjioneve më pak të zhvilluara të banuara me nacionalitete të ndryshme, para Bujanocit dhe Preshevës e njejta ekspeditë ka vizituar Komunat e Sanxhakut, Novi Pazar, Tutin dhe Sjenic; Në Vojvodin Komunat Kikind, Kanjizh, Senta dhe Subotica, kurse vizita e rradhës është Regjioni i Pirotit. Takimet e parapara ishin me përfaqësuesit e Pushteteve Lokale, OJQ-të, Këshilli për të drejtat e njeriut, Bashkësit Fetare, Mediumet Lokale, Biznesmenët dhe prodhuesit e ndryshëm, Sektori i Turizmit, Sekcioni i rrugëve, Distribucioni dhe Telekomi, Gjykatat, Policia, Ushtria Serbe, Xhandarmerisë, etj.  (TV Spektri)

SHPËRNDAJE