Në shenjë revolte nga situata e krijuar në mediat vendore, pas mbylljes së tri gazetave dhe largimit nga puna te dy gazetarëve, të cilët folën hapur për presionet nga punëdhënësit e tyre, Shoqata e Gazetarëve sot organizoi një marsh protestues që simbolikisht filloi 5 minuta para orës 12.

“Ne si shoqatë duhet të ngremë zërin kur mbyllen mediat, pavarësisht se cilat janë arsyet, pasi që, viktima janë 150 gazetarë që mbeten pa punë. Duhet tu bëjmë me dije të gjithëve se do t’i shfrytëzojmë të gjitha të drejtat legale të mbrojmë të drejtat tona dhe dinjitetin e gazetarëve”, ka deklaruar Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni.

Gazetarët gjithashtu kanë ngritur zërin edhe kundër pronarëve të mediave të cilët gjithnjë e më shumë po shkelin të drejtat e gazetarëve.

Ndryshe pronari i gazetave “Vreme,” “Koha e Re”, “Shpic”, si dhe i televizionit A1, Velija Ramkovski, është arrestuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar nën dyshimet për evazion fiskal.

Kryeredaktori i televizionit A1, Mlladen Cadikovski, ka njoftuar se edhe televizioni mund të mbyllet, nëse menaxhmenti nuk i paguan borxhet.

SHPËRNDAJE