Gazeta kombëtare “Bota sot” do të nderojë me mirënjohje të veçantë dr.Sali Berishën personalitetin e vitit si dhe akademik Mark Krasniqin, për shkrimin më të lexueshëm nga lexuesit e gazetës e vebfaqes www.botasot.info

Redaksia e gazetës kombëtare “Bota sot” përmes vebfaqes www.botasot.info ka realizuar anketën me lexues të vet për zgjedhjen e personalitetit politik shqiptar të vitit 2010. Në listën personaliteteve janë përfshirë 10 liderë nga të gjitha trojet tona etnike, Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Në anketën që zgjati për rreth 2 javë, më së shumti vota mori dr.Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë Si risi e veçantë e kësaj ankete është e dhëna se megjithëse hyri në skenën politike në muajt e fundit të vitit, Ukë Rugova mori vota të konsiderueshme për të qenë një nga liderët politikë shqiptar të preferuar.

Redaksia e gazetës kombëtare “Bota sot” poashtu përmes vebfaqes www.botasot.info ka zgjedhur edhe shkrimin më të lexueshëm e më të klikuar të akademik Mark Krasniqit “Le ta dijë Evropa mbarë, tash e mbas s’jemi shqiptarë!” të botuar në gazetën kombëtare “Bota sot” dhe në vebfaqen www.botasot.info. Ky shkrim pos që është lexuar me kënaqësi nga lexuesit, ka përçuar tek opinioni porositë kombëtare për unitet e bashkim kombëtar si dhe për vlera të përbashkëta kombëtare të shqiptarëve kudo që janë e kudo që jetojnë.

 

 

SHPËRNDAJE