uckkCHBERNË, 4 maj  – Javen qe shkoi dy ish-ushtare te UCK-së u arrestuan ne Zvicer (Cyrih dhe Gjenevë) Albert Spahiu dhe Genc Zogaj. Berna po shqyrton (mos) ekstradimin e dy shqiptarëve te Kosovës ne Serbi.  Zedhënesi i Zyres Fedeale te Drejtesise (OFJ) z.Folco Galli ka deklaruar sot për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicër se “aktualisht dy ish-anetaret e UCK-së gjenden ne Zvicër dhe me ta po merret drejtesia helvetike, pasi ata kane refuzra te shkojne ne Serbi dhe jane ankuar permes avokatëve e tyre.”

 

Se sa reflektohet tek Berna keresat apo presionet e Beogradit dhe Prishtinës për ekstradimin e Spahiut dhe Zogajt ne vendet e tyre ne vazhdim z.Galli ka pohuar se “perkunder kërkesave te Beogradit dhe Prishtinës, per fatin e dy ish-ushtarëve të UCK-së  vendos drejtësia zvicerane, cka besot se gjate ketij muaji do te dihet per fatin e tyre..”

 

Sikur “Presheva Jonë” edhe mediat zvcerane kane raportuar duke ju referura zyres Fderale te Drjetesise (OFJ/BFJ) ne Berne se ende qeveria zvicerane nuk ka vendosur se ku dhe kur do t’i esktradoj keta dy ish-pjesatrea te UCK-së, perkunder presonit nga Beogradi dhe Prishtina, njofton agjencia  e lajemeve “Presheva jonë” nga Zvicra.

 

Ështe mesuar se iskur i pari edhe i dytë jane arrestuar ne Zvcer me urdhër arrest të Serbisë te cilet akuzohen për “për krime lufte ndaj civilëve serbë gjatë luftës në Kosovë”  Spahiu që është nga Opterusha e Rahovecit eshte i akuzuar për  “krimeve në fshatrat Reti dhe Opterushë në komunën e Rahovecit gjatë vitit 1998.”

Rreth ekstardimit eventual ne  Serbi apo Kosovë  të ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) arrestua në Cyrih, zyrtaret nga Zyra Federale e Drejtesisë (OFJ)  nga Berna kane shpjeguar për agjencine e lajmeve  “Presheva jonë” ne Zvcër  se “Zyra Federale e Drejtësisë nuk ka përfunduar ende vendimin e vet në ekstradimi. Ai do të marrë në bazë të kërkesës zyrtare të Serbisë dhe deklaratës me shkrim të dyshuarit. Ne konfirmojmë se ne kemi marrë, me 04.29.2016, një letër nga Ministri i drejtësisë së Kosovës. Ministri drejtësia do të marrë një përgjigje zvicerane në kërkesën e tyre..”

SHPËRNDAJE