Ka deklaruar për agjencinë informative « Presheva Jonë » z.Galip Beqiri, kryetar i KNSH, sepse ai nga Prishtina zyrtare ka pritur që Luginën  e Preshevës ta ofroj e jo ta largoj me  Kosovën Ndërsa për  Riza Halimin deputet këto masa janë skandaloze, ku ai do të paraqesë ankesa zyrtare në parlamentin serb dhe në Qeverinë e Kosovës… »

Preshvë, 25 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

 

Taksat e reja, apo siq po quhen tashmë, si tarifat e polisave kufitare, tek përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ka shkaktuar reagime të ashpra, madje edhe të nxehta mes relacioneve Preshevë-Prishitnë. Ata kanë koniseduar se këto tarifa janë dcka më shumë se taska, janë sanksione, kthyerje shpinde dhe izolim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Z.Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar i ka deklaruar agjencisë informative « Presheva Jonë » se « me këto tarifa apo sanksione ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës janë një shuplakë e re e Prishtnës zyrtare kundër vëllezërve të vet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Janë të pakuptueshme këto masa dhe sanksione ndaj udhëtarëve, studentëve, punëtorëve tanë të cilët janë të lidhur ngusht me jetën e përditshme me  Kosovën… »

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, sipas z.Beqiri, nga Prishtina kanë pritur që të të ofronë më shumë Luginën e Preshevës, por fatkeqesisht siq po shifet puna me taksta e parashtruara ndaj udhëtarëve po dëshmohet  e kundërta. « Prandaj, unë medoj se kjo politikë shfrytëzuese ndaj  qytetarëve tan, që ka goditur  kryesisht studentë dhe punëtorët e krahut në Kosovë, nuk do të shkojë gjatë. Unë kërkoj nga autoritetet sidomos ato të Prishitnës që të tërheqin ketë vendim të pavend. Nga Beogradi nuk kerkoj një gjë të tillë, sepse serbët me këtë janë të kënaqur, një për shkak të izolimit të Luginës së Preshevës dhe dy, kthimit të tyre kah Serbia qendrore si me biznes ashtu edhe në qendrat  uiversitet serbe.. »

 

Ndryshe nga z.Beqiri, Riza Halimin deputet në parlamentin e Serbisë po ashtu e ka pritur ket vendim të tarifave me keqradhje dhe skandaloze. « Tarifat e polisave kufitare jnaë  element për vazhdim të embargos për qarkullim Unë do të paraqesë ankesa zyrtare në parlamentin serb dhe në Qeverinë e Kosovës… »

SHPËRNDAJE