KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE:

Bujanmoc, 30 dhjetor/AIK-Persheva Jone

Më lejoni qe në emër të Këshillit Nacional dhe në emrin tim personal t’i përshëndes familjet: Fazliu,Hasani,Hajdari dhe Sahiti duke i uruar për lirimin e bijve të tyre nga Gjykata Speciale për Krime Lufte në Beograd të akuzuar për maltretim, keqtrajtim dhe vrasje të dhjetëra serbëve,romëve dhe ndonjë shqiptari, gjatë verës së vitit 1999.

Të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës ndihen krenar që më në fund triumfoi drejtësia dhe se të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria serbe mbesin vetëm në letër, duke mos pasur fakte për të argumentuar ato.

Mbesim me bindjen dhe besimin e plotë se aktgjykimi i cili pritet të shpallet më 21 janar 2011 të jetë aktgjykim lirues për të gjithë. Shpresojmë që drejtësia ta zë vendin e merituar dhe të gjithë të kthehen shëndoshë e mirë nëpër familjet e tyre .

Kryetari i Këshillit Kombëtar

Galip Beqiri

SHPËRNDAJE