Galatasaray kërkon Kaka’n

Terim ka një ëndërr përsa i përket merkatos së Janarit: Kakanë! Ashtu sic raportojnë dhe mediat e huaja, tekniku i Galatasaray ka pranuar interesimin për brazilianin e Realit të Madridit duke deklaruar se ka menduar gjatë për futbollistin dhe dëshiron ta ketë në ekip pasi Kaka është një lojtar fantastik.

Trajneri tha se ai dhe presidenti i klubit dëshirojnë ta marrin brazilianin pasi do të ishte përfekt për skuadrën turke, por nuk mjafton vetëm dëshira pasi vetë Kaka për momentin dëshiron të qëndrojë në Madrid.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni