Real Madrid duket se është përgatitur mirë për mbërritjen e Luka Modric nga Tottenhami, madje deri në detajet më të vogla. Në faqen zyrtare të internetit të klubit madrilen u publikua për pak minuta fotoja në hapësirën e dedikuar për Modric, që figuronte pjesë e ekipit të Mourinhos.

Akordi me Tottenhamin nuk është arritur ende dhe ky veprim i cilësuar si gafë tërhoqi shumë klikime për pak minuta, pasi profili i Modric u fshi nga faqja e Realit. Nga klubi u mor vesh më vonë se gjithçka që kishte ndodhur ishte vepër e një hakeri.

Në profil, kroati përshkruhej si lojtar i Realit prej këtij sezoni, ndërsa ishte shkruar edhe se ka luajtur për Tottenhamin në periudhën 2008-2012.

SHPËRNDAJE