Lideri i Libisë, Muammer Gaddafi tha se nuk mendon të largohet nga vendi. Televizioni shtetëror i Libisë publikoi pamjet e Gaddafit me Kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Shahut, rusin Kirsan Iljumzinov.

 

Sipas lajmit të televizionit, Gaddafi gjatë lojës së shahut me Iljumzinovin këtij të fundit i tha se nuk mendon të largohet nga vendi.

Ndërkohë opozitarët bënë përpjkeje të reja për të shti në dorë qytetin port Zavije që gjendet 50 km larg nga Kryeqyteti Tripoli

Bëhet e ditur që opozitarët sulmuan qytetin, i cili në mars gjendej në kontrollin e tyre për dy javë, dhe u sprapsën pas disa orë përleshje.

Opozitarët gjithashtu organizuan një sulm ndaj qytetit Brega, por u detyruan të tërhiqen.

Edhe nga qyteti Misurata njoftohet për përleshje të ashpra. Bëhet e ditur që nga bombardimi i qytetit brenda 3 ditëve të fundit janë vrarë 40 opozitarë.

SHPËRNDAJE