Zyrtarë të Këshillit Kalimtar të Libisë thonë se ushtria mendon se ish-udhëheqësi libian Muamar Gadafi mund të jetë fshehur në qytetin Gadamis, pranë kufirit me Algjerinë.

Zyrtarët thanë sot se mendojnë gjithashtu se Gadafi ndodhet nën mbrojtjen e fiseve tuareg.

Gadafi e pati mbështetur kryengritjen e tuaregëve në Nigerin verior dhe qindra ish-rebelë të këtij fisi kanë luftuar krahas forcave të ish-udhëheqësit libian.

Këshilli Kalimtar më parë pati thënë se Muamar Gadafi fshihet në Bani Valid, në juglindje të Tripolit, ndërsa sipas disa njoftimeve të tjera, ai mund të jetë fshehur në jug të vendit. Muamar Gadafi nuk është parë që nga koha kur forcat kryengritëse morën nën kontroll Tripolin muajin e kaluar.

SHPËRNDAJE