GADAFI ESHTË VRARË, VIJNË LAJMET NGA TRIPOLI

Ministri i informacionit të Këshillit Kombëtar i Tranzicionit të Libisë, Mahmud Shamam, dhe zëdhënësit Abdel Hafiz Goga e Abdullah Berrasali, thanë se është vrarë Muammar Gaddafi. Rrjetet e ndryshme televizive kanë transmetuar një fotografi, të cilën tashmë e publikoi edhe Gazeta Express, në të cilën shihet trupi i pajetë i Gaddafit.

Muammar Gaddafi është i vdekur

Ish-lideri i Libisë Muammar Gaddafi është i vdekur, sipas televizion NTC TV. Vdekja e tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Gaddafi vdiq pas një sulmi në Sirte. Fillimisht u raportua nga mediat ndërkombëtare se koloneli ishte plagosur në këmbë, por më tej u njoftua se Gaddafi vdiq ndërsa po transportohej me ambulancë.

Në Spitalin e Misurata-s, ish-dikatori mbërriti i vdekur. Koloneli u kap ndërsa po tentonte që të largohej nga qyteti i tij i lindjes, Sirte. Por një sulm i NATO-s i mbështetur edhe nga rebelët, plagosi Geddafi-n.

“Ai është kapur. Ai është i plagosur në kokë dhe në të dyja këmbët dhe është marrë nga një ambulancë”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters” anëtari i KKT-së, Abdel Majid.

Arrestohet Muammar Gaddafi

Ish-lideri i Libisë Muammar Gaddafi është arrestuar nga trupat e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit. Lajmi raportohet nga mediat ndërkombëtare, të cilat i referohen burimeve pranë Këshillit Kombëtar te Tranzicionit të Libisë.

Sipas burimeve, koloneli, i cili nuk u largua asnjëherë nga vendi, është plagosur në këmbë. Ndërkohe televizioni shtetëror i Libisë njoftoi se koloneli po tentonte te largohej drejt Misurata-s, por nuk arriti qëllimin.

Gaddafi, i cili ka qeverisur Libinë prej vitit 1969, u rrëzua nga pushteti pas protestave që nisën në vend në muajin shkurt.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kërkoi arrestimin e tij, nën akuzën për krime kundër njerëzimit, të kryer ndaj popullsisë libiane.

Edhe pse lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht, raportohet se ne mbare Libinë kane nisur festimet per lajmin e kapjes se ish-kolonelit.

Agjencia Franceze e Lajmeve duke cituar zyrtarin e Këshillit, Mohamed Leith, njofton se kolonel Gaddafi është plagosur rëndë, por është ende gjallë(TCH)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni