Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton dhe komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle kanë përshëndetur qytetarët e Kosovës për zhvillimin e procesit zgjedhor në një atmosferë të qetë e të rregullt.


Prishtinë, 13 dhejtor (TCH&PJ)

Përmes një deklarate të përbashkët për shtyp, Ashton dhe Fyle kanë përshëndetur edhe punën e bërë nga institucionet kosovare për organizimin e procesit.

“Ne po ashtu urojmë autoritetet, dhe KQZ-në në vecanti, për organizimin e këtyre zgjedhjeve në një afat kaq të shkurtër”, thuhet në deklaratë, ku ndër të tjera vlerësohet pjesëmarrja në zgjedhje e komuniteteve pakicë.

Më tej Ashton dhe Fyle kanë bërë thirrje për certifikimin sa më shpejt të rezultateve, me qëllim krijimin e qeverisë së re që do të marrë pjesë në bisedimet me Serbinë.

SHPËRNDAJE