‘Marrëveshjet Kroaci-Slloveni dhe Kosovë-Serbi duhet të shërbejnë si shembull për Maqedoninë në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë’. Këtë sugjeruan diplomatët e Ballkanit Perëndimor në takimin e sotëm me presidentin Gjorge Ivanov. Në drekën e punës që organizoi presidenti Ivanov, i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së në Maqedoni Aivo Orav, ndërsa në këtë tryezë u ulën edhe diplomatët kosovar dhe serb. Në takim u vlerësua edhe dialogu i nivelit të lartë paraqasës me BE-në, ndërsa për sa i përket samitit të NATO-s në Çikago, ambasadori i Sllovenisë Alan Bergant tha se nuk mund të paragjykojë nëse Maqedonia do të vendoset në rend dite, pasi agjenda e samitit është në përgatitje e sipër.
“Shpesh u përmendën që, marrëveshjet që arritëm ne me Kroacinë, gjithashtu së fundmi Serbia me Kosovën, të merren si shembull për zgjidhjen e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Maqedonisë…..qëndrimi ynë është shumë i qartë! Ne duam që Maqedonia në Samitin e Çikagos të marrë ftesën nën referencën e përkohshme… Ne duam që Maqedonia të vendoset në rend dite dhe të gjitha shtetet të flasim për të, sepse kemi momente të reja, kemi aktvendimin e Hagës, dialogun nivelit të lartë…”, deklaroi Alan Brajan Bergant, Ambasador i Sllovenisë në Maqedoni.

SHPËRNDAJE