Fshati Nesalc i Bujanoci sot është  zgjohet i rrethuar nga forcat e shumëta të Xhandermërisë serbe.

Forcat e Xhandermerisë Serbe, në orët e para të mëngjesit të sotshmë kanë bastisur dy shtëpi në Fshatin Nesalc të komunës së Bujanocit, me ç’rastë kanë arrestuar dy qytetarë të këtij fshati, Abedin Isenin (53 Vjeçë) dhe të birin Ardin Isenin (27 vjeçë), për shakqe ende të panjohura.

Shkruan: Valon Begzadi

Nasalc/Bujanoc, 27 shkurt (AIK-Presheva Jonë)

Fshatarët dhe familjarët e Nasalcës i kanë deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë” se “në orët e hershme të mëngjesit fshati ishte i rrethaur nga forca të shumta të xhabdermërisë serbe, të cilët janë futur në shtëpi pa parlajmruar fare, duke friksuar fëmijë dhe gra që ishin akoma në gjumë duke arrestuar edhe disa persona”. Sipas gruas së të arrestuarit të Abedin Isenit, Mirsije Iseni, e cila nuk ishte në shtëpi gjatë bastisjes së forcave policore, është e tronditur dhe habitur dhe nuk e di se cila është arsyja e arrestimit të të shoqit Abedinit dhe djalit të saj, Ardinit.

“Unë kam qenë tek prindërit e mi dhe nuk kam qenë në dieni të kësaj, dhe pastaj erdhi kunati dhe më mori dhe kur erdha në shtëpi skisha ca të shihja, prej trishtimit deri e hyrjes ishte e thyer, kishin trishtuar fëmija e kunatit. Nuk e di cka të them, njerzë nuk ka vra i shoqi as djalin, ka punuar për idaren e vetë, krejt katuni u kon i rrethekum për shkakë tonin dhe nuk e di pse apo vetëm pse jemi shqiptar me bo keto. Ma kanë marr burrin, kurse djalin e madhë se kanë lanë me dal prej sobes hiq, djalin e vogël e kanë marrë rrugës, u kon tu punu me kamion”.

Kushtrim Iseni i cili ishte duke fjetur ai tha se “e kanë thyr deren dhe janë futur në dhomë rreth orës 6 të mëngjesit, më kanë shtri për toke dhe na spe dimë për cka i kanë marr, në shtëpi kam qenë vetëm me babin, të cilin e morën dhe na thanë se po i dërgojmë për Beograd, unë spe di se për cka është fjala”.

Ndërkaq Suad Iseni i cili ishte i thirrun nga Xhadermeria si dëshmitar gjatë bastisjes, ai thot se jemi të revultuar rreth kësaj ngjarje. “Keto nuk janë raste të radha por po ndodhin shpesh nëpër familjet shqiptare, pa marr parasysh raste që nuk dihen se për cka kanë hy, cka kanë lip. Njerzit punojnë me ato mundësit e veta pa punsim pa kurxho, kur e pyetem se per cka keni hy na thanë që shkaqet i merrni më von. Ishim si dëshmitar pa të drejtë me fol asgjë veq me qenë prezent gjatë kontrollimit”.

Ndërsa në sytë e dy fëmijëve të Sait Isenit, ku tek shtëpia e tij kanë hyrë me forc gabimishtë, shihej një lloj frige dhe paniku. Vajza e Saitit Blerina 12 vjeçare rrëfen për televizionet lokale se si janë futur në shtëpi forcat serbe.

“Kemi qenë duke fjetur dhe kanë hyrë brenda, babin tim e kanë rrëzuar për toke dhe e kanë goditur në kra, kurse të tjerët kanë shkuar të agji, unë jam shumë e frikësuar këtu”. Nga tronditja dhe paniku i babait të Blerinës, Saitit ai thot “se nuk di si ta përshkruaj këtë rastë, si cili thot që nuk na lanë as dy fjal me i bo shumë keq u sillen as pa paralajmruar bile”.

Sulejman Iseni antarë i Këshillit komunal të komunës së Bujanocit për agjencinë informative “Presheva Jonë” ka phuar se kjo ndërhyrje është e pakuptim dhe nuk i ndihmon stabiliteti në rajon, sipas tij “arsyeja për këtë bastisje dhe këtë arrestim të kusherive të mijë është e pa kjartë, ku sipas tij nuk kanë lëtë që të afrohemi dhe të shohim se cka po ndodhë, ku forca policore ishin të pranishëm shumë dhe i tërë fshati ka qenë i rrethuar…”

SHPËRNDAJE