Raportohet se nga të shtënat jashtë një shkolle hebrenje, në pjesën jugperëndimore të Francës, janë vrarë tre vetë.

Zyrtarët thonë se një person me motoçikletë, i dyshuar për të shtëna në qytetin Tuluz, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ky incident ndodhi vetëm disa ditë, pasi tre ushtarë të Francës janë vrarë nga një person me motoçikletë në dy incidente, në po këtë rajon.

Nuk është e qartë nëse sulmi i sotëm është i ndërlidhur me sulmet e mëparshme.

SHPËRNDAJE