Laurent Blanc, trajneri i përfaqësueses franceze të futbollit, theksoi se Anglia është një rival shumë i fortë dhe se ekipi i tij nuk niset si favorit në këtë përballje.

“Anglia ka pasur probleme me dëmtimet, ashtu si të gjitha kombëtaret e tjera. Edhe ne kemi pasur probleme. Mendoj se anglezët do të bëjnë një ndeshje të madhe ndaj nesh”, deklaroi Blanc para ndeshjes që do të luhet sot, në orën 18.00, në “Donbass Arena”.

Tekniku francez shtoi: “Nuk jemi favoritë. Ishim në vazon e katërt kur u hodh shorti kështu që nuk shoh arsye për të qenë favoritë. Në grupin tonë të gjithë kanë mundësi për kalimin e turnit.”

Blanc theksoi se e ka të qartë formacionin ndaj skuadrës së Roy Hodgson, por nuk e bëri publik për mediat.

SHPËRNDAJE