FR i PDSH: Më 30 shtator mbahet takimi i Lidhjes Mbarëshqiptare të Forumeve Rinore

Në organizim të Forumit të Rinisë së Partisë Demokratike Shqiptare, me datë 30 shtator 2012 në Preshevë, do të mbahet takimi i Lidhjes Mbarëshqiptare  të Forumeve Rinore të partive politike shqiptare, e cila u themelua në Prizren me 10. Qershor 2012  në vigjilje të shënimit të 134 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, thuhet në komunikatën për media nga FR i PDSH-së, nënshkruar nga prof.Ilir Sadriu, kryetar, transemton agjencina informative “Presheva Jonë”

 

Preshevë, 28 shtator
Takimi në fjalë bëhet në kuadër të aktiviteteve  për shënimin e 100 Vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ku pjesmarrës do të jenë forumet rinore të partive politike shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, të cilët bashkarisht do të dëshmojnë se angazhohen “për të afirmuar vlerat e përbashkëta kombëtare, për të dhënë shembullin që pavarësisht dallimeve politike e ideologjike, vlerat e përbashkëta kombëtare duhet të na bashkojnë dhe për të qenë gjithmonë në hap më zhvillimet globale që janë në të mirë të kombit, rajonit dhe gjithë njerëzimit”, thuhet në fund të komunikatës për media nga FR i PDSH-së, nënshkruar nga prof.Ilir Sadriu, kryetar


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni