Policia në Kaliforni njoftoi se ka dërguar një thirrje për të marrë në pyetje këngëtarin Justin Bieber pasi një fotograf e denoncoi atë për dhunim. Adoleshenti gjendej në një qendër tregtare në Malibu në çastin kur fotografi pretendon se u sulmua prej tij.

Denoncuesi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, tha se u sulmua ndërsa po i bënte fotografi 18-vjeçarit. Bieber qe nën shoqërinë e të dashurës së vet Selena Gomez dhe u largua nga vendngjarja para se policia të mbërrinte.
I sulmuari u dërgua në spital para se të lirohej. 29 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

SHPËRNDAJE