Bregdeti shqiptar vijon të shkatërrohet nga ndërtimet pa leje.

 

Foto e këtij lajmi është bërë në zonën Iliria të qytetit Durrësit, përballë hotelit “Palace”.

 

Sikurse mund ta shikoni, ky hotel i njohur ka nisur ndërtimet bernda në det. Nga burimet mësohet se punimet po kryhen me leje, e cila është dhënë nga Bashkia e Durrësit.

 

Nuk është hera e parë që Bashkia e Durrësit jep leje të tilla ndërtimi. Theksojmë se të tjera ndërtime të Bashkisë së Durrësit po kontestohen me forcë, si është ai i Velierës ku po hidhet beton, pavarësisht se janë gjetur mure antike

 

SHPËRNDAJE