Anik Jonuzi është foshnja e parë e lindur në gjinekologjinë e qytetit kufitar gjerman Passau, shkruan pnp.de. Prindërit e foshnjës të sapolindur, herën e parë gëzohen që ai ka lindur pa probleme dhe më pas për dhuratën prej 750 euro, që u është dhënë nga banka gjermane Sparkasse për foshnjën.

Lindja u bë me ndihmën e mjekut Jürgen Dupper (38), që me insistimin e personelit dhe dëshirën e familjes është bërë nuni i porsalindurit.

Ndërkohë, Aniku dhe prindërit e tij mund të qëndrojnë komodë në ambientet e klinikës dhe të shohin me optimizëm para vetes. Në banesën e tyre gjithçka është përgatitur, thonë prindërit e rinj, Lirije dhe Remzi Januzi, përcjell botasot.info. Çifti shqiptar ka edhe një djal tjetër, Ajani që sapo ka mbushur dy vjet.

Familja Jonuzi është me origjinë nga Kosova, ndërsa përpara 19 vjetësh kishte ardhur në Passau. Sot Remziu punon në një ndërmarrje ndërtimi./Bota sot/

SHPËRNDAJE