Forumi rinor i BDL-së organizoi aktivitet për nder të ditës së dashuruarve. Aktiviteti në fjalë u organizua para Gjyqit komunal në Preshevë,ndërkaq qëllimi e i këtij organizimi ishte pikërisht sot për ditën e të dashuruarve që ndërlidhet me dashurinë E dua Preshevën.

Në kuadër të këtij aktiviteti,theks të veçantë kishte motoja e Dua Preshevën pa korrupsion e hajni,pa punësime partiake, pa grushta në kuvend si dhe pa manipulime të të varfurve. Kryetari i forumit rinor të BDL-së Vigan Duraku thotë se ky aktivitet si qëllim kishte që të rinjtë preshevar të kenë më shumë dashuri,tolerancë dhe mirëkuptim mes tyre. Ndërkaq me ftesë të veçante mori pjesë edhe koordinatori i këshillit për të drejtat e njeriut Valon Arifi. Ky është edhe hapi i parë i forumit rinor të BDL me një aktivitetin e sotëm,andaj me aktivitete të tilla do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme.(RTP)

SHPËRNDAJE