Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jetë më funksionale gjatë këtij viti, përderisa pritet të plotësojë numrin e pjesëtarëve të saj. Krerët e kësaj force kanë deklaruar se plotësimi i numrit të pjesëtarëve të saj do të arrihet gjatë këtij viti, ndërkaq do të vazhdojnë edhe trajnimet e tyre, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për të kryer misionin që kanë.

 

Prishtine, 3 janar / AIK-Presheva jone

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) pritet të shtojë numrin e pjesëtarëve të saj gjatë vitit 2011, por edhe të aktiviteteve dhe ngritjes profesionale. Po ashtu, kjo forcë, pritet të nënshkruajë edhe një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi me vende të rajonit si dhe ato të Bashkimit Evropian.

FSK mori vlerësime të mira për misionin gjatë përmbytjeve në Shqipëri. Gjatë këtij viti, në FSK, përveç pjesëtarëve të rregullt, do të rekrutohen edhe ata rezervë. Pritet po ashtu nënshkrimi edhe i shumë marrëveshjeve të bashkëpunimit me vende të rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian.

Ministri në largim i FSK-së, Fehmi Mujota flet për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Komandën e KFOR-it për të ngritur kapacitetet e plota të FSK-së. “Tashmë kemi arritur të kemi rreth 2.200 pjesëtarë të FSK-së në trajnimet themelore. Kemi vazhduar me trajnime më të avancuara. FSK ja është tashmë më e trajnuar më e pajisur”, tha Mujota.

SHPËRNDAJE