Në rezultatin e Fondit TransConflick del se  në Luginë të Preshevës, respektimit i të drejtave të pakicës shqiptare është mjaft i ulët dhe i keq

  Fondit TransConflict nga Serbia ka filluar të publikoi projektin me titull „Promovimi dhe fuqizimi i rolit të Këshillave kombëtar të pakicave shqiptare dhe boshnjake“, i cili është mundësuar me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Mbretërisë Norvegjeze. Ky projekt ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe kuptimin e qëllimit dhe strukturës të Këshillave kombëtar të pakicave mes përfaqësuesve të komunitetit shqiptar dhe boshnjak në Serbi, njofton Ahjencia Informative Kombëtare “Presheva Jonë”

Shkruan: Valon BEGZADI

Bujanoc 28 Prill / AIK Presheva Jone

Anketat të cilat i ka realizu fondi TransConflict në Serbi ne komunat Bujanoc dhe Preshevë në kuadër të këtij projektit „Promovimi dhe fuqizimi i rolit të Këshillave kombëtar të pakicave kombëtare shqiptare dhe boshnjake“, ka zbuluar se pak më tepër nga shumica e të intervistuarve (rreth 54%) vlerësojnë që niveli i respektimit i të drejtave të pakicës shqiptare është „i ulët ose i keq“, 24% prej tyre e vlerësojnë respektimin e  të drejtave të pakicave si „të mirë“ dhe rreth 9% si „shumë të mirë“. Megjithëse, rreth 42% të personave të intervistuar konsiderojnë që në disa vitet e fundit asgjë nuk ka ndryshuar në raport me të drejtat e Shqiptarëve, kurse më shumë se çereku besojnë që situata ka ndryshuar në të mirë.  

Sa i përket integrimit të Shqiptarëve, shumica e të intrevistuarve (rreth 82%) konsiderojnë që ata nuk janë të integruar në shoqëri, në krahasim me vetëm rreth 5% të atyre të cilët integrimin e Shqiptarëve në shoqërin serbe e vlerësojn si “të mirë” dhe rreth 12,50% të cilët “nuk janë të sigurt”, njofton Ahjencia Informative Kombëtare “Presheva Jonë” Mes të intervistuarve të cilët kanë deklaruar që situata ka ndryshuar në të keqe, numri i madh prej tyre ka theksuar ngritjen e nivelit të varfërisë absolute, infrastrukturën e dobët, mungesën e investimeve dhe mungesën e mundësive të barabarta për punësim, si dhe mohimin e së drejtës për arsimim në gjuhën shqipe dhe problemin e mospranimit të diplomave.

Një numër i madh i të intervistuarve (89,40%) ka deklaruar se është i njoftuar me ekzistimin dhe veprimin e Këshillit kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare, megjithëse, një e treta nga numri i përgjithshëm i të intervistuarve (30,80%) nuk e dijnë rolin dhe funksionin e tij.
Në pyetjen se cilët janë qëllimet kryesore të Këshillit kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare, vetëm pak më tepër se gjysma e të intervistuarve (52,90%), është përgjegjur që është arsimi, kurse numër i madh i tyre është përgjegjur se qëllimi kryesor i Këshillit është përdorimi zyrtar i gjuhës dhe simboleve kombëtare. Vetëm një e pesta ka theksuar rolin e Këshillit në promovimin dhe mbrojtjen e kulturës shqiptare, derisa më pak se 10% mendojn se roli kryesor i Këshillit është informimi publik.

Në pyetjen se cilin rol Këshilli duhet t’a ketë, gati tri të katërtat e të intervistuarve (72,10%) kanë deklaruar se Këshilli duhet të përfaqëson komunitetin shqiptar në tërësi, derisa 26,90% kanë deklaruar se duhet të punojë në përmirësimin e kushteve për arsim në gjuhën e pakicës. Kur bëhet fjalë për arsim, segmentet në të cilët përmirësimi më shumë nevojitet janë, sipas mendimit e të të intervistuarve, përmbajtja në librat shkollore të historisë, edukimi muzikor dhe arti, si dhe mundësia për nxënësit t’i vijojn lëndët në gjuhën e tyre amëtare, si dhe kualiteti i përgjithshëm i arsimit.

SHPËRNDAJE