HOMAZHE TE VARRI I ARKITEKTIT TË PAMVRËSISË. LDK E RUGOVËS VURI THEMELET E SHTETIT TË KOSOVËS !

“Sot, po i bëjmë nderime Presidentit historik të Kosovës dhe Liderit të LDK-së, i cili vdiq para 6 vjetëve. Po i bëjmë nderime themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njeriut i cili vuri themelet e shtetit dhe të pavarësisë së Kosovës”, tha Mustafa.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë qendrore, kryetarët e degëve, anëtarë dhe simpatizantë të LDK së, bëri homazhe tek varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, në 6 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim. Me këtë rast, kryetari Mustafa vlerësoi lart veprën dhe figurën prej udhëheqësi të Presidentit Rugova.

“Sot, po i bëjmë nderime Presidentit historik të Kosovës dhe Liderit të LDK-së, i cili vdiq para 6 vjetëve. Po i bëjmë nderime themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njeriut i cili vuri themelet e shtetit dhe të pavarësisë së Kosovës”, tha Mustafa.

Ai theksoi respektin shumë të lartë që e kanë të gjithë për veprën e Ibrahim Rugovës, si edhe për urtësinë dhe mençurinë e tij. Posaçërisht, ai e vlerësoi mënyrën se si Rugova e udhëhoqi Kosovën, “kur kërkohej dikush që t’i përgjigjej zërit të intelektualëve, në mënyrë që të shuhej sistemi atëhershëm diktatorial dhe që të fillonte pluralizmi politik dhe ndërtimi i demokracisë në Kosovës”, tha kreu i LDK-së Isa Mustafa Mustafa, pas homazheve.

SHPËRNDAJE