FMN: Shqipëria, rritja ekonomike këtë vit vetëm 0.5 %

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) redukton parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Sipas FMN, ekonomia shqiptare gjatë këtij viti do të rritet me vetëm 0.5 për qind ndërkohë që parashikimi i bërë nga misioni i fundit i FMN në Shqipëri ishte një rritje ekonomike në masën ekonomike 1.5 për qind.

Shifrat e reja jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera janë publikuar në dokumentin për parashikimet ekonomike për Botën ‘World Economical, outlook’.
FMN parashikon që në Shqipëri kërkesa e brendshme të mbetet e dobët, cka pasqyron rënien e dëegesave të emigrantëve, hapësirën e kufizuar fiskale dhe një kreditim më të matur nga bankat.

FMN i rekomandon qeverisë shqiptare vendosjen e një rregulli fiskal të besueshëm për të ulur nivelin e borxhit publik. Sipas FMN për të nxitur rritjen ekonomike dhe produktivitetin autoritetet duhet gjithashtu të përshpejtojnë reformat strukturore dhe të përmirësojnë klimën e biznesit, sidomos duke forcuar zbatimin e kontratave dhe të drejtave të pronësisë.

FMN vlerëson se politika monetare duhet të jetë lehtësuese por duke ruajtur njëkohësisht dhe objektivitin e inflacionit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni